AF

AR

BE

BG

BN

BS

CA

CS

DE

EL

EM

EN

EO

ES

ET

FA

FI

FR

HE

HR

HU

ID

IT

JA

KA

KK

KN

KO

LT

LV

MR

NL

NN

PA

PL

PT

PX

RO

RU

SK

SR

SQ

SV

UK

TR

VI

ZH

Historia e linguistikës

Gjuhët i kanë magjepsur gjithmonë njerëzit. Prandaj, historia e linguistikës është shumë e gjatë. Linguistika apo gjuhësia, është studimi sistematik i gjuhës. Që prej mijëra vjet më parë njerëzit reflektonin mbi gjuhën. Kështu u zhvilluan në kultura të ndryshme, sisteme të ndryshme. Si rezultat, u shfaqën përshkrime të ndryshme të gjuhëve. Gjuhësia e sotme bazohet kryesisht në teoritë antike. Shumë tradita u shfaqën veçanërisht në Greqi. Sidoqoftë, vepra më e vjetër e njohur për gjuhën vjen nga India. Ajo u shkrua 3000 vjet më parë nga gramaticieni Sakatayana. Në antikitet, filozofë si Platoni merreshin me çështje gjuhësore. Më vonë, autorët romakë zhvilluan teoritë e tyre. Arabët gjithashtu zhvilluan traditat e tyre në shekullin e 8-të. Në veprat përshkruhej saktësisht gjuha arabe. Në kohët moderne, kërkohej kryesisht hulumtimi i prejardhjes së gjuhës. Dijetarët ishin veçanërisht të interesuar për historinë e gjuhës. Në shekullin e 18-të, filluan të krahasonin gjuhët. Qëllimi ishte të kuptonin se si zhvilloheshin ato. Më vonë, u përqendruan tek gjuhët si sistem. Pyetja kryesore ishte se si funksionojnë gjuhët. Sot ekzistojnë disa degë të linguistikës. Që prej viteve 50, u zhvilluan shumë disiplina të reja. Ato u ndikuan fort nga shkenca të tjera. Për shembull, psikolinguistika ose komunikimi ndërkulturor. Degët e reja të linguistikës janë shumë të specializuara. Një shembull është linguistika feministe. Pra, historia e linguistikës vazhdon… Për sa kohë që ka gjuhë, njerëzit do të reflektojnë për të!

text before next text

© Copyright Goethe Verlag GmbH 2020. All rights reserved.