AF

AR

BE

BG

BN

BS

CA

CS

DE

EL

EM

EN

EO

ES

ET

FA

FI

FR

HE

HR

HU

ID

IT

JA

KA

KK

KN

KO

LT

LV

MR

NL

NN

PA

PL

PT

PX

RO

RU

SK

SR

SQ

SV

UK

TR

VI

ZH

Gjuha amtare mbetet gjithmonë gjuha më e rëndësishme

Gjuha jonë amtare është gjuha e parë që ne mësojmë. Kjo ndodh pa vetëdije dhe ne nuk e vëmë re. Shumica e njerëzve kanë vetëm një gjuhë amtare. Gjuhët e tjera mësohen si gjuhë të huaja. Sigurisht që ka edhe njerëz që rriten me disa gjuhë. Sidoqoftë ata zakonisht i flasin këto gjuhë në nivele të ndryshme. Shpesh gjuhët përdoren në mënyra të ndryshme. Për shembull, një gjuhë flitet në punë. Tjetra përdoret në shtëpi. Se sa mirë e flasim një gjuhë varet nga disa faktorë. Kur i mësojmë në fëmijëri, zakonisht i mësojmë shumë mirë. Qendra jonë gjuhësore funksionon në mënyrë më efektive gjatë këtyre vite të jetës. Gjithashtu është e rëndësishme se sa shpesh e flasim një gjuhë. Sa më shumë ta përdorim, aq më mirë e flasim. Studiuesit besojnë se kurrë nuk mund të flasësh dy gjuhë në të njëjtin nivel. Një gjuhë mbetet gjithmonë gjuha më e rëndësishme. Eksperimentet duket se e konfirmojnë këtë hipotezë. Persona të ndryshëm u testuan për një studim. Disa prej tyre flisnin rrjedhshëm dy gjuhë. Këto gjuhë ishin kinezisht si gjuhë amtare dhe anglisht. Gjysma tjetër e personave flisnin vetëm anglisht si gjuhë amtare. Personat e testuar duhej të zgjidhnin detyra të thjeshta në anglisht. Gjatë këtij procesi u mat aktiviteti i trurit. U vunë re ndryshime në trurin e personave të testuar! Tek personat disa gjuhësh, një zonë e caktuar e trurit ishte veçanërisht aktive. Personat një gjuhësh nuk shfaqën aktivitet në këtë zonë. Të dy grupet i zgjidhën detyrat njësoj shpejt dhe saktë. Megjithatë, kinezët përkthenin gjithçka në gjuhën e tyre amtare…

text before next text

© Copyright Goethe Verlag GmbH 2020. All rights reserved.