AF

AR

BE

BG

BN

BS

CA

CS

DE

EL

EM

EN

EO

ES

ET

FA

FI

FR

HE

HR

HU

ID

IT

JA

KA

KK

KN

KO

LT

LV

MR

NL

NN

PA

PL

PT

PX

RO

RU

SK

SR

SQ

SV

UK

TR

VI

ZH

A ekziston një gramatikë universale?

Kur mësojmë një gjuhë, mësojmë edhe gramatikën e saj. Kjo ndodh automatikisht kur fëmijët mësojnë gjuhën e tyre amtare. Ata nuk e vërejnë se truri i tyre po mëson shumë rregulla të ndryshme. Fëmijët mësojnë saktë gjuhën amtare që nga dita e parë. Duke qenë se ekzistojnë shumë gjuhë, ekzistojnë edhe shumë gramatika. Por, a ekziston një gramatikë universale? Shkenca ka kohë që merret me këtë pyetje. Studimet e reja mund të japin një përgjigje për këtë. Studiuesit e trurit kanë bërë një zbulim interesant. Personat e përfshirë në eksperiment duhet të mësonin rregulla gramatikore. Këta persona ishin studentë të gjuhës. Ata mësonin japonisht ose italisht. Gjysma e rregullave të gramatikës ishin fiktive. Personat e testuar nuk e dinin këtë. Pas mësimit, nxënësve ju prezantuan disa fjali. Ata duhet të vlerësonin nëse fjalitë ishin të sakta. Ndërkohë që zgjidhnin detyrën, truri i tyre u analizua. Studiuesit matën aktivitetin e trurit. Kështu mund të ekzaminonin sesi reagon truri ndaj fjalive. Mesa duket truri jonë e njeh gramatikën. Gjatë përpunimit të të folurit disa zona te trurit janë aktive. Qendra broka është një prej tyre. Ajo gjendet në hemisferën e majtë të trurit. Kur studentët përpunuan rregullat e vërteta, ajo ishte shumë aktive. Gjatë përpunimit të rregullave fiktive, veprimtaria u ul ndjeshëm. Mund të ndodhë që të gjitha gramatikat të kenë të njëjtën bazë. Atëherë do të ndiqnim të njëjtat parime. Këto parime do të ishin të natyrshme tek ne…

text before next text

© Copyright Goethe Verlag GmbH 2020. All rights reserved.