AF

AR

BE

BG

BN

BS

CA

CS

DE

EL

EM

EN

EO

ES

ET

FA

FI

FR

HE

HR

HU

ID

IT

JA

KA

KK

KN

KO

LT

LV

MR

NL

NN

PA

PL

PT

PX

RO

RU

SK

SR

SQ

SV

UK

TR

VI

ZH

Gjuha e të parëve tanë

Gjuhëtarët mund të studiojnë gjuhë moderne. Për këtë përdoren metoda të ndryshme. Por, si kanë folur njerëzit mijëra vjet më parë? T'i përgjigjesh kësaj pyetje është shumë më e vështirë. Megjithëse studiuesit kanë bërë kërkime për vite me rradhë. Ata duan të zbulojnë se si kanë folur njerëzit më parë. Për këtë qëllim, ata përpiqen të rindërtojnë format e vjetra gjuhësore. Kohët e fundit, studiuesit amerikanë kanë bërë një zbulim emocionues. Ata kanë analizuar më tepër se 2000 gjuhë. Mbi të gjitha, ata u përqëndruan në analizën e strukturës së fjalive të gjuhëve. Rezultati i studimit ishte shumë interesant. Përafërsisht gjysma e gjuhëve të studiuara kishin një strukturë të tipit S-O-V. Pra vlen parimi: subjekt, objekt, folje. Më shumë se 700 gjuhë ndjekin modelin S-V-O. Rreth 160 gjuhë funksionojnë sipas sistemit V-S-O. Vetëm rreth 40 gjuhë përdorin modelin V-O-S. 120 gjuhë shfaqin forma të përziera. O-V-S dhe O-S-V janë sisteme vërtet të rralla. Shumica e gjuhëve të analizuara përdorin parimin S-O-V. Ku përfshihen për shembull, persishtja, japonishtja dhe turqishtja. Shumica e gjuhëve të gjalla ndjekin modelin S-V-O. Kjo strukturë e fjalive mbizotëron sot në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Studiuesit besojnë se modeli S-O-V është përdorur më herët. Të gjitha gjuhët bazohen në këtë sistem. Më pas gjuhët ndryshuan. Se si ndodhi, kjo nuk dihet ende. Sidoqoftë, ndryshimi i strukturës së fjalisë duhet të ketë pasur një arsye. Sepse gjatë evolucionit mbizotëron vetëm ajo që ka përparësi...

text before next text

© Copyright Goethe Verlag GmbH 2020. All rights reserved.