AF

AR

BE

BG

BN

BS

CA

CS

DE

EL

EM

EN

EO

ES

ET

FA

FI

FR

HE

HR

HU

ID

IT

JA

KA

KK

KN

KO

LT

LV

MR

NL

NN

PA

PL

PT

PX

RO

RU

SK

SR

SQ

SV

UK

TR

VI

ZH

Zhvillimi i gjuhës

Se përse ne flasim me njëri tjetrin është e qartë. Ne duam të shkëmbejmë ide dhe të kuptohemi me njëri tjetrin. Se si u zhvillua gjuha është jo shumë e qartë. Për këtë ekzistojnë teori të ndryshme. Megjithatë, një gjë është e sigurt, gjuha është një fenomen shumë i vjetër. Karakteristika të caktuara fizike ishin një parakusht për të folur. Ato ishin të domosdoshme për të formuar tinguj. Edhe neandertalët kishin aftësinë të përdorin zërin e tyre. Kjo i diferencoi ata nga kafshët. Për më tepër, një zë i fortë dhe i vendosur ishte i rëndësishëm për mbrojtjen. Me të mund të kërcënonin ose frikësonin armiqtë. Në atë kohë u shpikën mjetet e punës dhe zjarri. Këto dije duhej të transmetoheshin tek të tjerët. Gjuha ishte e rëndësishëm edhe për gjuetinë në grupe. Qysh 2 milion vjet më parë kishte një formë të thjeshtë komunikimi mes njerëzve. Elementet e para gjuhësore ishin shenjat dhe gjestet. Por njerëzit donin të komunikonin edhe në errësirë. Për më tepër, ata duhej të ishin në gjendje të bisedonin pa e parë njëri tjetrin. Prandaj u zhvillua zëri që zëvendësoi shenjat. Gjuha, në kuptimin që ka sot, është më e vjetër se 50000 vjet. Kur Homo sapiens u largua nga Afrika, gjuha u shpërnda nëpër botë. Gjuhët u ndanë nga njëra tjetra në rajone të ndryshme. Kështu u zhvilluan familje të ndryshme gjuhësore. Megjithëse ato përmbanin vetëm themelet e sistemeve gjuhësore të mëvonshme. Gjuhët e para ishin shumë më pak të ndërlikuara se sa gjuhët e sotme. Ato u zhvilluan më tej përmes gramatikës, fonologjisë dhe semantikës. Mund të thuhet se gjuhë të ndryshme paraqesin zgjidhje të ndryshme. Problemi ka qenë gjithmonë i njëjti: si të shpreh atë që mendoj?

text before next text

© Copyright Goethe Verlag GmbH 2020. All rights reserved.